“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e Ilir Metës do të zhvillojë sot në orën 11:00, mbledhjen e Komitetit Organizator.
Tedi Blushi, ish-këshilltari i Metës, në një postim në “Facebook”, njofton se qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.
Postimi i tij:
“Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator.
Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”-shkruan Blushi.