Mësohet se një 35-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Tales.
Ai ka hyrë në det, por duket se nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.
Për fat të keq ai ka humbur jetën rrugës për në spital.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.