Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të Ballkanit të Hapur, ka patur një takim me delegacionet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku fokus i diskutimit ka qenë siguria energjitike.
Në faqen e saj në “Facebook”, Balluku jep detajet.
“Tiranë – Në tryezën për sigurinë energjetike, në kuadër të Open Balkan, diskutuam me delegacionet nga 🇷🇸Serbia dhe 🇲🇰Maqedonia e Veriut, mbi mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor kaq të rëndësishëm, që sot po përballet me një krizë të rëndë globale.
Momente të tilla dëshmojnë rëndësinë për përballimin së bashku të këtyre sfidave. Falenderoj homologët nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, por edhe ekspertët dhe drejtuesit e sektorit elektro-energjetik të të treja vendeve që u bënë pjesë e kësaj tryeze përmes propozimeve konkrete dhe që do të jenë në fokus të punës sonë në vijim”- shkruan Balluku