Nënë e 2 vajzave të mitura që prej tre ditësh rezulton e zhdukur, policia në kërkim
Nëna e dy vajzave të mitura është larguar prej tre ditësh nga banesa duke humbur kontaktin me familjarët. E reja që shihni në foto është 30-vjeçarja nga Durrësi.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se prej dy ditësh, nëna e dy vajzave, E.D. ka humbur kontaktet me familjarët. 30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, familjarët dhe të afërmit nuk kanë mundur të lidhen me të.
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin përkatës në polici.
Njoftimi:
“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.”, njoftoi më herët policia. 30-vjeçarja, në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrat e telefonit 069 24 67 605 dhe 069 20 50 608.