Në forumin mbi sigurinë dhe veçanërisht atë kibernetike me pjesëmarrjen e Gjeneral James L. Jones Jr., një personalitet i sigurisë e mbrojtjes në SHBA.
Sigurisht është vlerë e rëndësishme e shtuar ky diskutim, por ka një POR të madhe:
Siguria kibernetike në qeverinë e Ramës është si të mbrohesh nga radioaktiviteti duke u mbuluar me plasmas.
Ka rënë E-Albania, të dhënat janë grabitur ndërsa harxhohen miliona për të mbajtur sistemet dhe askush nuk do t’ia dijë kur dështojnë, kur i del në pah cilësia “skrap” e sistemeve tona.
– kur flitet për siguri kibernetike në këtë vend në të cilin vete shteti i shet të dhënat digitale në kioskat patronazhiste, është ironi e madhe.
Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndonëse duan ta damkosin që gjoja “nuk bën dot hajër”; këtë damkë e ka jo se nuk mundet të bëhet e begatë, por sepse nuk duan këta ta shohin të begatë, se ndryshe nuk e kontrollojnë as e shfrytëzojnë dot.
Ata që e shfrytëzojnë, e shtrydhin, e keqpërdorin e “mjelin” vendin, ja çojnë paratë në offshore dhe i “djegin” taksat në inceneratorë, s’mund të jenë të njëjtët që e mbrojnë, e sigurojnë, e begatojnë!!!
Këto nuk janë dy anët e një medalje, janë fytyrat e një monedhe!