200 pound për çdo minutë që lojtarët vonohen në fushën e stërvitjes. Kjo është shuma më e lartë në tabelën e gjobave që Steven Gerrard ka vendosur për lojtarët e Aston Villas në tentativë për të disiplinuar ambjentin.
Mediat britanike kanë zbuluar listën e plotë me shumat e sakta që u mbahen nga llogaria e tyre lojtarëve të skuadrës nga Birmingham. Gerrard ka një reputacion të njohur tashmë për disiplinën dhe këtë e tregoi edhe në skuadrën e Rangers FC.
Përveç ndryshimit të ushqimeve dhe kuzhinës ku u ka hequr tërësisht salcat lojtarëve, 42-vjeçari kërkon nga ata që të sillen si profesionistë, në të kundërt do të gjobiten me vlerat si më poshtë;
-500 për vonesën në stërvitje
-100 për mungesën e GPS në stërvitje
-1000 për vonesat në mbledhjet me trajnerin ose ekipin
-250 vonesat në takimet komerciale
-100 për lënien e fanellës në fushë
-100 parkim i gabuar
Një karton i kuq në ndeshje i kushton një darkë për të gjithë skuadrën lojtarit që do të ndëshkohet, një mënyrë origjinale se si ai mund të kërkojë falje që e la skuadrën në baltë.
Gjoba janë parashikuar edhe për vonesat në takimin me fizioterapistin apo doktorin e skuadrës ndërsa gjoba më e vogël, vetëm 50 pound shkon për lojtarët që harrojnë të sjellin në grup tortën në ditën e lindjes.