Ngjarja e dhunës në familje ka ndodhur në Fier.
Policia ka arrestuar 57-vjeçarin, që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale