Një qytetar 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Beqir Dardha’ në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.