Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dale sot në një konferencë për mediat.
Dalja e saj vjen një ditë pas letrës së informimit që ju dërgua nga Autoriteti i Dosjeve, në të cilën përmendet një politikan me inicialet I.M. dhe që përputhej me emrin e ish Presidentit Ilir Meta, si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Bëhet fjalë për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentare, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kene nevojë”- u shpreh Nikolla.