NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    2 hours ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    23 hours ago
    Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
    2 days ago
    Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/Ahmetajn e shkarkoi Veliaj, Rama e firmosi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
Të tjera
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
Kryesore
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/Ahmetajn e shkarkoi Veliaj, Rama e firmosi

Neutrale
Last updated: 2022/07/27 at 3:40 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Arben Ahmetajn e shkarkoi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa firmën e hodhi formalisht kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, njeriut euro-dollarë pranë Ramës, është shenjë e një beteje të ashpër brenda PS, e pjesëve të ndara të kësaj partie, e cila ka nisur të shpërthejë agresivisht. Aty janë hesape financiare, klane, arkiv dhe ardhmëri, të cilat po shkumëzojnë njëherësh. Përplasja socialiste, ka të bëjë me pasardhësin e Ramës, betejë me rrënjë përtej Shqipërisë, në rrethin “Soros” ku njëri ka aksionet e mëdha e tjetri është prodhuar. Përballja nuk është fort artistike, por bindja kriset jo rrallë herë. Veliaj mundi në ambicien e tij, për zëvëndës të Ramës, rivalin politik Sajmir Tahiri, i cili kishte shumë më tepër mbështetje majtistësh brenda partisë në pushtet. Por afera e drogës si platformë qeverie, pas viteve 2013-të, ndërtuar nga Edi Rama, i ngeci në dorë Tahirit, duke e përfshirë në ato miliona euro paligjshmërie nëpër duar dhe kjo solli asgjësimin e tij politik, me kosto qelie. Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku ishin më afër së bashku, në përpjekje për të qëndruar në start, në kohën e hapjes së kutisë. Trashëgimia si zgjatim i etërve, i favorizonte, ndërsa Erion Veliaj tërhoqi në ekip të përjashtuarin e madh, kundërshtar cilësor i kryesocialistit, ish-ministrin Fatmir Xhafa, njeriu që bashkë me Gramoz Ruçin, mbanin tapinë e partisë dhe dosjet e saj, ku nuk mungojnë sekretet e Ramës. Veliaj me pushtetin e madh financiar e të fuqisë punëtore si votuese, të kompanive të shumta të ndërtimit, e futi Xhafën në parlament jashtë projektit të shefit. Zeruan llogarinë elektorale të kryetarit të PS së Tiranës, Ervin Bushati, duke e nxjerrë nga Kuvendi. Lidhjet ortake me biznese të kriminalizuara, prishën hartën e dominimit partiak të kryeministrit. Taulant Balla u shpall kryevota socialiste e 2021-it, duke lënë Ramën të nervozuar në ekstrem, si i dyti në renditje pëlqyeshmërie. Kjo i solli atij si shpërblim, heqjen nga posti i numrit dy të partisë, duke hapur vend për lakmitarin e zonës së parë operative, Damian Gjiknurin, që i zuri vendin, me replika të lehta gazmore. Aqif Rakipi si aleat i orëve të fundit, pas një kurrizi të kthyer prej kohësh, në parlamentaret e vitit të shkuar, rrëmbeu dy mandate në Tiranë dhe Elbasan, për llogaritë e vjetra socialiste. Tom Doshi nga ana tjetër, eklipsoi Ilir Beqen në Shkodër, zgjeroi veten në Tiranë, duke marrë tre mandate, sërish për Ramën. Kryeministri nën efektin e lidhjeve të forta ambasadash,  për arsye të dyshimta, i qëllonte kundërshtarët e brendshëm me plumba diplomatikë. E nisi me Doshin, që hapi lehtë krah, duke lënë tre ushtarë gati. Radha e bindjes si e duan ata, amerikanët, janë lista non-gratash, bindi Lefter Kokën të zhbëhet me një deklaratë dhe më pas të përfundojë në qeli, si kurban për çorbën e plehrave gjysëm miliard euroshe, njëherësh dhe për të bërë presion Armand Dukës si ultimatum i Erion Veliajt. Mesazhe të publikuara të Veliajt, ku kërkonte largimin e Dukës nga Federata e Futbollit, ishulli i vetëm i pushtuar prej tij, flisnin se mund të gjendej një zgjidhje për Terin, sepse siç premtonte kryebashkiaku së paku si hap të parë, kishin kursyer familjarët e tij, bashkëshorten dhe djalin e ish-ministrit të arrestuar. Këto nuk hyjnë më te sekretet. Ndonëse SPAK është syverbër e veshëshurdhër në këto detaje penale. Rama u detyrua të përkulet ndaj presionit të vartësit të tij, sepse fuqia nga jashtë i komplikon ekuilibrat. Fotot e përbashkëta me mentorin e përbashkët Xhorxhin 90 e kusur vjeçarë, janë gara e mbështetjes ku herë nxiton njëri dhe herë mungon tjetri. Ndaj për të zbutur acarimin, emëroi së pari kryesocialist të Tiranës kryebashkiakun. Në fillim të muajit korrik, kryesia e PS-së rikonfirmoi në krye të PS në Kryeqytet, Erion Veliajn për katër vitet e ardhshme shoqëruar me alibinë e Gjiknurit, se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politike që kjo forcë ka. Përpjekja për paqe mes kryeministrit e kryetarit lokal, sulmuesit në hije, nuk ka përfunduar ende. Ahmetaj me një arkiv të madh ngjarjesh në financat, buxhet, ndihma, para gri dhe të zeza, aty ku akuzat e pafundme flasin për plaçkitje, është larguar dhunshëm nga detyra, sepse Veliaj ka kushtëzuar Ramën. Sigurisht ai do jetë në stol rezervash në zhvillimet që po ziejnë. Për të rikuperuar për sy e faqe publikisht dhe për të mjekuar inatin dhe forcën e lënduar të tij, Rama zgjodhi Belinda Ballukun, një tjetër humorprishëse të Veliajt, besnike të tij, si pasardhëse të Ahmetajt. Zgjedhjet vitin e ardhshëm, mund të sjellin surpriza nga vetë të majtët. Veliaj nuk është më fort i sevdallosur për bashkinë e Tiranës, në egon e shfaqur hapur për të zëvëndësuar Edi Ramën në qeverinë e Tiranës. Kjo mund të bashkojë shumë aktorë politikë, për të prodhuar në vitin 2023, zgjedhje parlamentare. Koha është për të ndërruar kreun e mazhorancës sot, opozitës së nesërme. Veliaj ka vënë shishen. Por, Rama nuk është një ikës me dëshirë. Përkundrazi. Ai shet këdo gjatë rrugës për fundshpinën e tij, ku një ndër të shiturit mud të jetë Erion Veliaj, kryesisht në dosjen e inceneratorëve.  Ndaj përplasja do na dhurojë befasira të pusetës së qeverisjes 9-vjeçare. Lufta brenda llojit në pushtet, ka nisur… Paratë e vjedhura po bëhen diamante e flori në banka nëpër botë. Dikush ka dijeni ku gjenden e mund t’i ndryshkë. Lufta politike ka edhe të vrarë politikë. Të plagosurit po shtohen dhe numërohen, ndaj Ahmetajn e hoqi Veliaj dhe e firmosi Rama. Lefteri dihet, nuk ishte Koka…

TAGGED: Lajme
Neutrale July 27, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
2 hours ago
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
3 hours ago
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
3 hours ago
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
23 hours ago

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës

Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!

Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa

Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?