Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se në të gjithë vendin janë aktualisht 6 vatra zjarri aktive.
Forca të shumta nga terreni, por edhe helikopteri nga ajri po punojnë për shuarjen e tyre.
Vatrat e zjarrit janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës.
Sipas ministrit, situata problematike është në Ndërshen të Mirditës.