Është zbuluar një tjetër sasi armësh zjarri në Tiranë dhe përsëri në zonën e Liqenit të Thatë.
Policia, gjatë kontrollit të makinës së një të riu ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë.
Më tej ata kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut, duke gjetur aty një arsenal armësh.
Janë sekuestruar pistoleta me selenciator, snajper si dhe armë e municione të tjera.
Ky është rasti i tretë që zbulohet arsenal armësh në kryqytetet. Rreth një muaj më parë policia zbuloi dy depo armësh. Rasti i parë u zbulua në një banesë private në zonën e Kasharit dhe rasti tjetër po në zonën e Liqenit të Thatë.