Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar për terrorizëm më 20 korrik. Agjentët e Gardës Civile identifikuan shqiptarin 35-vjeçar, i cili kryente aktivitete të dyshimta.
Gjatë ndalimit efektivat i gjetën të riut një armë stilolaps të kalibrit 22 mm të punuar me dorë, si dhe verifikuan se ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për terrorizëm.
Sipas njoftimit zyrtar në lidhje me operacionin në momentin e arrestimit, shqiptari i ka kërcënuar agjentët me vdekje.
Ai akuzohet se ka qenë aktiv në rrjetet sociale nga ku ka nisur thirrjet për kryerjen e akteve terroriste.
Hetimet paraprake për aktivitetin e tij konfirmojnë përkatësinë e shqiptarit në ideologjinë më radikale të natyrës terroriste, duke përmendur dhe vlerësuar figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste si makina e quajtur Shteti Islamik.
Më 21 korrik gjykata spanjolle vendosi ndaj 35-vjeçarit masën e arrestit me burg