E ftuar nga “Tiki-Taka”, Ferrera ka thënë se ka qenë në një lidhje me sulmuesin, por pa u fejuar kurrë.
Ajo sqaron edhe arsyen pse u ndanë, duke thënë se lojtari pëlqente të shkonte me gratë e pista. “Unë isha në një lidhje me Higuanin para pak kohëve.
Ne kurrë nuk ishim fejuar zyrtarisht, ishte një lidhje që zgjati disa muaj.
Lidhja u ndërpre, sepse ai kishte një pasion të veçantë për të shkuar me gratë e pista dhe shkonte me ato.
E gjitha kjo ndodhi kur ai ishte pjesë e Milanit”, tha modelja.
Me Ronaldon ?
“Historia me Kristiano Ronaldon? Nuk ka pasur kurrë asgjë, ai thjesht më shkruajti një mesazh privat në rrjetet sociale për të më uruar. Unë e vlerësova shumë, ”- deklaroi modelja