Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit ku një minator ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor. Menjëherë ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet në gjendje të rëndë për jetën.