NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    20 minutes ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    21 hours ago
    Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha: 848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
    2 days ago
    Berisha: Rama do të vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kush është politikani I.M. me dosje si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
Të tjera
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
Kryesore
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kush është politikani I.M. me dosje si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?

Neutrale
Last updated: 2022/07/26 at 6:21 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Një politikan i lartë shqiptar del bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (1944÷1991) ka publikuar një raport të ri, duke hedhur dyshime se një politikan ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit. Me anë të një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, del se politikani, i identifikuar me iniciale I. M., rezulton se ka dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Njoftimi i Autoritetit të Dosjeve:

Tiranë, 26 korrik 2022

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar për qëllime të informimit të individëve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarinë e tij, bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore. Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave. Konkretisht: Verifikimi i zyrtarëve përpara emërimit në detyrë, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.” Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi. Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.

Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë. Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese.
Vendimi tjetër, – i marrë në përgjigje të kërkesës individuale, – shprehet që po i njëjti subjekt rezulton me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Të dy vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar. I gjendur më shumë se një herë në situatë të tillë, Autoriteti vlerëson se çdo rrethanë apo informacion i njohur nga vetë kërkuesi apo publiku, dhe për të cilën Autoriteti është në dijeni apo disponon informacion se ekziston, duhet të pasqyrohet dhe të jetë pjesë përbërëse e vendimit në pjesën përshkruese dhe arsyetuese të secilit vendim. Kuvendit të Shqipërisë i është kërkuar të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate, ku dokumentacioni i funksionimit të komisioneve të mëparshme është jo vetëm me mangësi fizike dhe të anës formale, por në disa raste ka rezultuar i pasaktë në verifikimet e kryera nga Autoriteti në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përmirësimi i ligjit ndihmon kryerjen e proceseve të punës me përgjegjësi, integritet dhe transparencë, për ruajtjen e besueshmërisë së institucionit për shoqërinë shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për sa kohë që figurat e verifikuara për emërim, ngritje në detyrë apo si të zgjedhur qendrorë e vendorë, luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe politikat publike. Së dyti, verifikimi i kandidatëve për deputetë/kryetarë bashkie dhe angazhimi minimal i subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, nga 18 parti politike të regjistruara, vetëm dy të tilla, (përkatësisht PDIU, 144 emra dhe Aleanca Popullore për Drejtësi, 141 emra) paraqitën kërkesë për verifikim të kandidatëve për deputetë.
Për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, vetëm katër subjekte politike (Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Bindja Demokratike, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, (ABDE), Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë), gjithsej 61 kandidatë, morën në konsideratë këtë proces të rëndësishëm për integritetin e zgjedhjeve. Autoriteti i është drejtuar me shkresë të gjitha partive politike të regjistruara në zgjedhje (31 gjithsej) që, në zbatim të nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, të bashkëpunojnë me institucionin për përmbushjen e detyrave për verifikim të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku.

Për zgjedhjet parlamentare 2017 dhe 2021, nga Autoriteti u verifikuan 446 kandidatë për deputetë, ku 441 rezultuan pa dokumente dhe 5 kandidatë për deputetë figuruan bashkëpunëtorë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkon të shqyrtohen me prioritet problematikat e ngritura në vite sa i takon verifikimit të figurës së zyrtarëve që emërohen, ngrihen në detyrë dhe përfaqësuesve politikë që marrin pjesë në fushata zgjedhore qendrore evendore, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejtë në politikat publike në vend.
Autoriteti siguron shoqërinë shqiptare, grupet e interesit, institucionet dhe partnerët, që do të vazhdojë të kryejë me integritet, transparencë dhe përgjegjësi institucionale detyrat e ngarkuara nga ligji, për zbardhjen e së shkuarës komuniste, në funksion të së ardhmes dhe konsolidimit të demokracisë.

Neutrale July 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës
6 minutes ago
Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
20 minutes ago
Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa
41 minutes ago
Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri
43 minutes ago
Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
21 hours ago

Ambasadori Wendt dhe narcohetimi amerikan ndaj qeverisë së Ramës

Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!

Lutfi Dervishi/ Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa

Senati amerikan i thotë ‘Po’ Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?