Një stuhi gjigante rëre ka goditur një qytet të Kinës. Stuhia e rërës ndodhi në prefekturën Haixi, provincën Qinghai, më 20 korrik, sipas transmetuesit shtetëror CCTV, dhe zgjati rreth katër orë.
Videot dhe fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë një stuhi të fuqishme, ku rëra ngrihet lart me furi, duke ngjyrosur qiellin me ngjyrë të verdhë, ndërsa shoferët largoheshin me shpejtësi të madhe.
Nuk raportohet për viktima.



