Lajmin e publikon vetë Kryebashkiaku i Tiranës në “Facebook”.
Ja postimi:
Jam shumë i nderuar për titullin “Komandant i Urdhrit të Plejadës së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave” ☺️, i cili m’u akordua dje nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF).
Faleminderit 🙏🏼 nga zemra miqve të mirë, Presidentit Francis Drouin dhe ish Presidentit të APF-së, Jean-Charles Luperto – U jam mirënjohës që Tirana, përveçse Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit është edhe Kryeqyteti Botëror i Frankofonisë dhe mirëpret këtë javë punimet e Parlamentit Frankofon të Rinisë. 😍😍😍