Pasditen e sotme një 20-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor në Durrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 76-vjeçari me inicialet V.A, i cili momentalisht ndodhet në spital, nga ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njoftimi:
“Rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.