Ngjarjq e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 37-vjeçar polak ka ndërruar jetë.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 18:00 në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.