Një 33 vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi D.A ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi bashkëshortene tij, ndërsa vëllai i kësaj të fundit, shtetasi E.Q, ka goditur me sende të forta 33 vjeçarin dhe është proceduar në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A”, thuhet në njoftim.