Dy persona u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë që janë shënuar në lagjen San Pedro në Los Angeles.
Hetuesit besojnë se të shtënat filluan si një mosmarrëveshje midis dy palëve në Peck Park.
“Ne po vazhdojmë të pastrojmë parkun për prova dhe viktima të mundshme,” tha kapiteni i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit Kelly Muniz.
Në park po zhvillohej një shfaqje joformale e makinave, ku pati përplasje mes dy grupeve dhe nisën të shtënat me armë.
Katër burra dhe tre gra u dërguan në një spital lokal, thanë zyrtarët e zjarrfikësve më herët, dhe dy prej tyre u shpallën të vdekur.