I moshuari është gjetur ditën e sotme pa shenja jete brenda banesës së tij.
Ai është Jani Kutra, 70 vjeç, banues ne qytetin e Divjakës.
Kutra jetonte vetëm prej disa vitesh, pasi gruaja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit.
Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.
Sipas burimeve, dyshohet se i ndjeri ka ditë që ka vdekur, pasi dëshmitarët thonë se nuk e kanë parë prej gati 10 ditësh.