Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një shqiptar ka plagosur me armë një rom.
Sipas mediave greke 22-vjeçari rom dhe shqiptari kanë pasur një debat të fortë në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia. Sherri më pas ka degraduar në përdorimin e armës, ku shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar personin e komunitetit rom në këmbë.
Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. 22-vjeçari është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin KAT ku po trajtohet jashtë rrezikut, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.