Është Gavrosh Zela, ekspert për mjedisin dhe zonat e mbrojtura që ka reaguar pak më parë me një status në “Facebook” e tij.
100 ha pyje shkurrore u dogjën në këtë park, shkruan Zela, pa llogaritur dëmin e faunës.
Ja statusi i plotë i tij:
Më në fund pas një jave erdhi një helikopter për të vënë në kontroll zjarrin në masivin pyjor të Shetaj, Kepi i Rodonit që rrezikonte të afrohej fshatit Shetaj.👏👏👏 Ushtria dhe Shërbimi i Zjarrëfikseve.
Po të kishin ndërhyrë para një jave, kostot e ndërhyjes do kishin qënë më të pakta, do i kishin shpëtuar rreth 100 ha pyje mesdhetar gjithmonë gjelbër (sipas përllogaritjeve te mia të pëafërta me Google earth) që u dogjën. Pa llogaritur gjallesa që jetonin në këtë sipërfaqje pyjore.