Aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në segmentin Milot-Thumanë.
Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin.
Ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.