Një shtetas sirian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinas
Shtetasin sirian W. A., 42 vjeç, u arrestua nga Interpol Tirana, pas kontrollit të dokumentacionit të tij.
“Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale “Mashtrime financiare”, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”,” njoftoi policia.
Iraniani u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjithashtu, u arrestua edhe një shtetase iraniane me dokumentacion të falsifikuar.
Shërbimet e Policisë krijuan dyshime për të pasi kishte paraqitur pasaportë estoneze.
“Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishte të dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar, të dyshuar të falsifikuar,” njoftoi policia.
H. C., u arrestua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



