Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komunën e Skenderajt në Kosovë, ku një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, e cila tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
I vrarë ka mbetur B.M, 47 vjeçar.
Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.



