NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    1 year ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    14 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sali Berisha/Letër e hapur drejtuar Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sali Berisha/Letër e hapur drejtuar Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith.

Neutrale
Last updated: 2022/07/23 at 1:09 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Shkëlqesia Juaj!

Dje, ambasda e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë që ju drejtoni reagoi ndaj deklaratës time për shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Në mungesë të fakteve, në vend të ndjesës publike, në këtë reagim mbrohen shpifjet vulgare të letrës në emër të sekretarit te brendshëm në të cilën unë akuzohem për korrupsion, dmth përdorimin e pushtetit për pasurimin tim dhe të rrethit tim për të cilat nuk keni sjellë dhe nuk do të mund të sillni kurrë asnjë provë dhe fakt të vetëm, për arsyen e thjeshtë se nuk ekzistojnë.

E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.

Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!

Absurde, per te thene me te pakten!

Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni  shpifje publike pa sjelle asnje argument.

E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.

Me kete rast, ju ve ne dukje se perdorimi per te me akuzuar mua per korrupsion i emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, perben nje fyrje per çdo shqiptar, çdo britanik, çdo europian, çdo amerikan dhe per çdo qytetar te botes qe beson ne presumimin e pafajsesise, parim ky i sanksionuar qe nga Carta Magna, dhe pas saj, ne te te gjitha dokumentat e tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut por qe ju ja mohoni nje qytetari te vendit tuaj me qellim shpifjen ndaj nje personi tjeter.

Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t’ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre.

Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem te komentoj akuzen tuaj politike per lidhjet e mia me krimin pa sjelle asnje fakt pasi per kete flet shume me gjate e me thelle heshtja juaj per rekordet me te zeza te narkoqeverise qe po zbras Shqiperine me shume dhe me shpejt sesa nje lufte. Por, ju bej me dije se jeni zyrtari i pare  ne bote qe e thoni nje gje te tille dhe se akuza te tilla nuk jane artikuluar ndonjehere as nga kundershtaret e mi, lidhjet e te cileve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo dite.

E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per Shkelqesine Tuaj, Ambasador King-Smith  dhe qeverine e UK, qe çdo prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike.

Me konsiderate,
Sali Berisha

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
8 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
12 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
12 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
13 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
13 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?