Tirana do të arkëtojë minimalisht mbi 1 miliard lekë. Bardheblutë nga turi i parë kualifikues të Champions-it marrin 100 mijë euro.
Pas eliminimit nga Champions-i, skuadra kalon në turin e dytë të Conference League dhe vetëm për aktivizimin merr 100 mijë euro. Nëse eliminohet edhe nga turi i dytë i Conference League dhe kthehet në shtëpi, veç 200 mijë eurove, merr 350 mijë euro si bonus.
Kësaj shume i shtohen edhe 260 mijë euro që çdo skuadër kampione e cila shkon në Europë. Në total, vetëm me eliminim, Tirana grumbullon 810 mijë euro ose me kursin e djeshëm të euros, 995 milionë lekë. Kësaj shume i shtohet edhe 100-milionëshi i FSHF-së.panoramasport