Festa e beqarisë ka përfunduar në tragjedi për një vajzë 22-vjeçare nga Kumanova, e cila po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli në qytetin e Shkupit.
Ja njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme:
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
Vajza 22-vjeçare, sapo ka dalë nga pishina e ka marrë telefonin e saj i cili ka qenë në proces karikimi dhe nga korenti vajza është shtrirë ne tokë pa ndjenja.
Çdo ndërhyrje ka qenë pa rezultat pozitiv.