Fatkeqësisht kështu ka ndodhur, u plagos ditën e djeshme bashkë me djalin, në konfliktin që ndodhi në lagjen Qenas në Fier, ndërron jetë babai në spital.
Djeu godit me thikë dhe i plagosur përfundoi në spital, por 77 vjeçari, Haxhi Balla ndërroi jetë.
Vazhdon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla.
Sikurse u raportua dje nga neutrale.al, ngjarja ndodhi në lagjen Qënas, ku për motive të dobëta 38 vjeçari Armando Borici goditi me thikë babë e bir.
Konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39 vjeçarit Borici.
Sherri nisi fillimisht me fjalë e goditje grushtash, ndërsa përfundoi me gotjen e thikës nga ana e 38 vjeçarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.
Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit, babai 77 vjeçar nuk arriti të mbijetojë.