14 persona janë arrestuar në Shkodër, mes të cilëve efektivë dhe ish-efektivë policie.
Sipas “News 24”, të arrestuarit janë të dyshuar për abuzim me një tender.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para disa viteve.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.