Ndihmës Sekretarja e Shtetit e mbylli vizitën në Shqipëri vetëm në takime me krerët e drejtësisë, pa takuar kryeministrin Rama dhe asnjë anëtar të kabinetit.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson mbylli vizitën e saj tre-ditore në Shqipëri, e cila përfshinte takime me drejtues të lartë të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, si dhe studentë dhe profesionistë të rinj ligjorë.
Tërheq vëmendjen fakti se zyrtarja e lartë e DASH, nuk takoi asnjë zyrtar të lartë të ekzekutivit. Në takimet e zhvilluara, ajo u dha mbështetje institucioneve të drejtësisë, por Johnson përcolli edhe disa mesazhe , shumica e të cilëve ishin një goditje e fortë për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, si dhe personazheve të botës së krimit, se i kanë ditët e numëruara.