Presidenti amerikan Joe Biden rezultoi pozitiv me COVID-19 të enjten në mëngjes, 21 korrik, tha zyra e tij.
Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy doza përforcuese, ka “simptoma shumë të lehta dhe po merr Paxlovid”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.