Policia Britanike ka publikuar një imazh të një personi të kërkuar pas një sulmi të rëndë në Erith.
Jeudevnik Selim-Ahmati, 39 vjeç, akuzohet për lëndime të rënda trupore të shkaktuara ndaj një burri rreth të 30-tave më 25 prill të vitit të kaluar në Pier Road.
Policia Metropolitane lëshoi një apel të ri të enjten dhe i kërkoi publikut që të telefononte në numrin 999 nëse ai vihet re.
Britania ashtu si SHBA-të, paralajmëron “listë të zezë” për të korruptuarit në Shqipëri
Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si me trup mesatar dhe me theks evropianolindor.
Ai është i rregullt në dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenëich.