Pavarësisht kundërshtisë nga
organizatat ndërkombëtare, por edhe nga opozita, shoqatat e bizneseve, ekspertëve të ekonomisë, opinionit shoqëror, kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria do të çojë përpara projektligjin për aministinë fiskale, pavarësisht qëndrimeve kundër nga gjithë faktorët e tjerë.
“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë”, tha Rama.