Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter ka reaguar ndaj lëvizjes së fortë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar.
Ai shprehet se tashmë askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe veprimet kriminale nuk do të shkojnë më pa pasoja.
“Këtë javë, #MB ka ndërmarrë veprime përçarëse kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, shkruan Basha.