Deputeti i PD, Agron Shehaj në interpelancën e kërkuar me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, ka folur për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Deputeti demokrat, Shehaj, tha se pas resortit që pritet të ndërtohet në këtë zonë, fshihen të afërm të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.
““Alb Star” ka marrë qindra miliona euro tendera. A ishit në dijeni ju ministre se pas resortit fshiheshin të afërm të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gjiknurit. A keni pasur komunikim për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”,-tha Shehaj.