Tirana ka humbur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e parë ndaj ekipit boshnjak të Zrinjski Mostar me rezultatin 0-1.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me anë të një penalltie të akorduar nga gjyqtari kryesor. Bilbija ka marrë përsipër të ekzekutojë këtë penallti të akorduar dhe nuk ka gabuar përballë portierit Bekaj.
Penaliti për ekipin tonë ndodhi, kur Vesel Limaj preku topin me dorë brenda zonës dhe gjyqtari ka bërë me shenjë drejt pikës së bardhë.
Mbas shënimit të golit, çdo përpjekje nga dy ekipet nuk solli ndryshim rezultati.
Tashmë Tirana do të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik.