Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot masa të reja për të përballuar krizën ekonomike që ka përfshirë vendet evropiane, por jo vetëm.
Referuar vendimit, duke nisur nga dt 20 korrik, ndalohet eksporti i grurit, miellit dhe drurit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për amvisëri(përdorim familjar) deri në fund të vitit.
Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton.
Sipas njoftimit, ngjashëm është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor.
Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit.