Ditën e hënë u raportua rasti i një 34 vjeçari që vdiq në aksident në Sicili.
Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth aksidentit të rëndë.
Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur Ilsjan Demko. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar u përplas me pjesën e prapme të një kamioni.
Ashtu siç shihet edhe në foto, pjesa e përparme e makinës së tij është shkatërruar e gjitha. Kjo ka shkaktuar dëme të rënda në trupin e Demkos, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar.
Kamionisti e ndali mjetin e transportit për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët.
Mësohet se Demko banonte në Siçili, ishte inxhinier dhe la pas bashkëshorten dhe një djalë.