Disa qindra rrënjë kanabis sativa janë gjetur e janë sekuestruar nga policia e Fierit mesditën e sotme.
Bimët narkotike të dyshuar si kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Sasia e bimëve narkotike është kapur në një parcelë në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman.
Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë shkuljen e rrënjëve të kanabisit dhe numërimin.
Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella.
Policia ende nuk ka bërë komunikatën zyrtare për rastin.