Një 27-vjeçare greke e njohur në rrjetet sociale për shërbime në Dubai është mes personave të arrestuar për trafik kokaine në ishullin grek Mykonos.
“Μύκονος: Ελληνίδα concierge στους συλληφθέντες που διακινούσαν κοκαΐνη” shkruan protothema.gr
Sipas mediave greke e reja bashkëjetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohet se drejtonte një rrjet të trafikut të drogës në ishull duke shitur dhe blerë kokainë dhe kanabis apo dhe një lloj droge të fortë e cila mund të çojë deri në vdekje në rast se përzihet me alkool.
27-vjeçarja dyshohet se mbante llogaritë e trafikut të drogës. Bashkë me ta në pranga u vu në pranga edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro.
Në banesën e dy të rinjve policia gjeti kanabis me peshë 4.3 gram, një pako plastike, me 5.4 gram kokainë, tre pako najloni të improvizuara me MDMA, 21740,00 € dhe tre celularë