23 predha luftarake janë zbuluar gjatë punimeve që kryhen për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Njoftimi është bërë i ditur nga ARRSH në një postimi në faqen zyrtare të tyre “Facebook”.
Menjëherë pas gjetjes së predhave është lajmëruar Ministria e Mbrojtjes, që ka bërë zhvendosjen nga zona.
“Sot në Lotin të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, njofton ARRSH.