Sonte, jashtë stadiumit “Air Albania”, ka nisur një përplasje midis tifozëve të Tiranës dhe rreth 100 tifozëve boshnjak që kanë shoqëruar ekipin e tyre.
Policia u detyrua të përdor gaz lotsjellës dhe të bëjë disa shoqërime.
Sonte u luajt ndeshja Tirana-Zrinjski Mostar e cila pati rezultatin 0:1 për miqtë.
Pikërisht kjo humbje bëri që tifozët të përplasen pas përfundimit të ndeshjes ku Tirana u mposht me shifrat 1 me 0 nga skuadra boshnjake.
Në stadium kanë qenë rreth 100 tifozë të skuadrës boshnjake dhe menjëherë pas daljes nga stadiumi ka nisur konflikti.