Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shumë shpejt do të jetë në Tiranë.
Ylli i muzikës Pop do të japë një koncert madhështor në 6 shtator në sheshin “Skënderbej”, duke bërë që qindra qytetarë të shijojnë nga afër tingujt e muzikës së saj.
Lajmi është bërë me dije nga Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, e cila ka postuar ne rrjetet sociale një poster me imazhin e Rita Orës dhe datën në të cilën ajo do të këndojë në kryeqytet.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.