Euro blihet këtë ditë me 116.7 lekë dhe shitet me 117.3 lekë, duke qëndruar në të njëjtat nivele me ditën e djeshme.
Dollari amerikan është blerë dje me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë.
Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.
Franga zvicerane ka vijuar forcimin e vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.