Gerti Bogdani ka deklaruar sot se do të kandidoi për Kryetar Bashkie në kryeqytet.
Pohimi është bërë sot në emisionin “Studio Live”.
Ai ka komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe u shpreh se e njeh Sali Berishën si kryetar të partisë, ndërsa pohoi mundësinë që të kandidojë si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.
Kujtojmë se Bogdani ka qenë kryetar i Minibashkisë 10 në Tiranë dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë.