Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një atentati në Belgjikë.
Ngjarja ka ndodhur në Koekelare.
Djaloshi shqiptar është 28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me gjashtë plumba. I riu u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.
Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.